INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mark Froku merr pafajsinë për ngjarjen në Belgjikë, por do qëndrojë në burg!

Mark Froku merr pafajsinë për ngjarjen në Belgjikë, por do qëndrojë në burg!

Publikuar më: 12:45 21-04-2017

Ish-deputeti, Mark Frroku që akuzohej për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, për mungesë provash.
Dy javë më parë pafajësinë e mori edhe i akuzuar si bashkëpunëtor i tij, Kristian Marina.
Por gjithësesi Frroku do të qëndrojë në burg, pasi gjykata e dënoi me 7.5 vjet për akuza të tjera si pastrim parash, fshehje pasurie e ndërtim pa leje.
Prokuroria kishte kërkuar që Frroku të dënohet me 25 vjet burg, 17 për vrasjen në Belgjikë, 3 vjet për fsheje të pasurisë dhe 4 për ndërtim të paligjshëm.  
Mark Frroku u arrestuar më 2 prill të vitit 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0032548904418945