INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mark Frroku kërkon gjykim të shkurtuar

Mark Frroku kërkon gjykim të shkurtuar

Publikuar më: 11:30 11-05-2016

Ish Kryetari i PKD Mark Frroku doli sërisht para dogave të zeza këtë të mërkurë. Por gjatë kësaj seance, Gjykata e Tiranës ka vendosur gjykim të shkurtuar ne lidhje me vrasjen e Belgjikës, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 1999. Ky vendim sjell automatikisht dhe uljen e dënimit me 1 të 3, sipas Kodit Penal. Ndëkohë për të akuzuarin tjetër, Kristian Mariani është vendosur që të ndiqet procedurë e zakonshme.
Mark Frroku është ndaluar rrëth një vit më parë ndërsa pas arrestimit i është komunikuar akuza e vrasjes në Belgjikë, ngjarje e cila mësohet të ketë ndodhur në vitin 1999. Pas kësaj akuze Frroku hoqi dorë dhe nga mandati i deputetit por dhe nga posti i kryetarit të partisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098