INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mark Marku bën deklaratën e fortë: Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje

Mark Marku bën deklaratën e fortë: Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje

Publikuar më: 23:17 14-02-2019

Pedagogu dhe gazetari, Mak Marku deklaroi sonte në emisionin “Opinion” se në kushtet aktuale çdo formë reagimi ndaj qeverisë është e ligjshme. “Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje”,– tha Marku.

Lidhur me akuzat për dhunë ndaj opozitës, Marku tha se në Francë po protestohet prej më shumë se 1 muaj dhe askush nuk i kundërshton.

“Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje. Në popull po zjen pakënaqësia dhe nëse kjo protestë kalon në heshtje nga opozita do jetë populli që do marrë në dorë fatet e tij, qoftë edhe me dhunë. Nuk ka formë tjetër për të mbrojtur demokracinë në këto kushte përballë kësaj qeverie arrogante. Ka dy muaj që Franca bën protesta të dhunshme. Nuk e akuzon njeri opoziten aty se do të marrë pushtetin me dhunë. Kjo nuk quhet marrje e pushtetit me dhunë, por një formë e protestës së ashpër. Që opozita të protestojë në mënyrën më të ashpër të mundshme, siç ndodh në Francë, absolutisht jam dakord që ta bëjë dhe e mbështes”.

Article Logic
Execution time: 0.0039181709289551