INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mark Zuckerberg humb pronësinë e Facebook! Ja se kush do t’a drejtojë tani rrjetin social [FOTO]

Mark Zuckerberg humb pronësinë e Facebook! Ja se kush do t’a drejtojë tani rrjetin social [FOTO]

Publikuar më: 17:42 19-10-2018

Situata e pronarit të rrjetit social më të madh në botë nuk është më e qetë. Të paktën katër aksionerë të vegjël të Facebook kanë rënë dakord për një plan që ta zëvendësojnë Mark Zuckerberg si numrin 1 të kompanisë.

Kjo lëvizje vjen pas përfshirjes të rrjetit social në skandalet e njëpasnjëshme të kohëve të fundit. Mbajtësit e thesarit të shtetit të Illinois (zotërues i rreth 190 mijë aksioneve), Rhode Island (zotërues i 168 mijë aksioneve), Pennsylvenia (zotërues i 38 mijë aksioneve) dhe New York (zotërues i 4.5 milionë të aksioneve) të cilët në të njejtën kohë menaxhojnë aksionet dhe paratë publike të Facebook, do ta propozojnë planin e tyre në mbledhjen e bordit që kompania do të mbajë në majin e vitit 2019.

Ndërkohë që Zuckerberg ka 60% të të drejtës së votës në vendime të rëndësishme të kompanisë, këto aksionerë të vegjël do të kenë nevojë për mbështetjen e pjesës tjetër të bashkëpronarëve në mënyrë që ta bëjnë formal propozimin e tyre për zëvendësimin e miliarderit.

Në fakt, në vitin 2017 një propozim i ngjashëm, i cili kërkonte një pronar të pavarur të Facebook, u rrëzua në mbledhjen e bordit të rrjetit social, ku shumica e votave të Zuckerberg i bëri përpjekjet e aksionervë simbolike.

Por këtë herë, me përfshirjen e kompanisë në skandalet e shpërndarjes së informacioneve private apo ndikimet në zgjedhejt presidenciale, përpjekja për “rrëzimin” e themeluesit duket se do të jetë më e fortë.

Në një intervistë të fundit, këta aksionerë u shprehën se nëse zëvendësimi i Zuckerberg nuk do të jetë i mundur, të paktën bashkimi i bashkëpronarvë më të vegjël mund të krijojë një pozicion, një president të kompanisë për paratë publike ose një president të pavarur me fuqi të njëjta me themeluesin, që mund të kontrollojë vendimet dhe mund të kujdeset për interesat e kompanisë.

Kujtojmë që shifrat e miratuara të mërkurën që lamë pas tregojnë se Facebook po përjeton një kohë të vështirë të ardhurash për shkak të akuzave me të cilat po përballet, apo vjedhjes së mbi 25 milionë adresave nga hackerat.

Ky skenar i “rrëzimit” të Zuckerberg është i ngjashëm me atë që i ndodhi Steve Jobs tek Apple në fillim të viteve ’00, por të gjithë e dimë si rodhën ngjarjet më pas.

mamama.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781