INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marka italiane Maserati prezanton modelin 'Ghibli'[FOTO/VIDEO]

Marka italiane Maserati prezanton modelin 'Ghibli'[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:30 30-01-2018

Maserati është një kompani italiane e prodhimit të automobilave e karakterizuar për prodhimin e veturave që bien në sy për linja elegante e themeluar në 1 dhjetor 1914 në Bologna të Italisë.

Tre fjalët kyçe që përkufizojnë më së miri këtë markë janë: “Luksi, sportiviteti dhe linjat elegante”.

Në maj të vitin 2014 kompania ka arritur një shitje rekord prej 3000 makinash brenda muajit, shifër kjo duke marrë parasysh se kjo markë prodhon makina të klasit të lartë.

Këtë herë kemi vendosur t’ju prezantojmë modelin “Ghibli”, një emër vërtet i çuditshëm kur e dëgjon në momentin e parë por që lidhet dhe origjinën e ka nga emri i një shkretëtire Afrikane.

Duket se është emërtimi i duhur për të përkufizuar një makinë me linja vërtet ekzotike si është modeli “Ghibli”.

Maserati “Ghibli” u prezantua në muajin gusht të vitit të kaluar në sallonin e Frankfurtit duke paraqitur një model që ka marrë vlerësim maksimal nga kritikët e panairit.

Modeli në fjalë është pasardhësi i modelit “Quattroporte” duke ruajtur linjat tradicionale të strukturës përveçse ka avancime në aspektin teknologjik dhe fuqisë së motorit.

Ky model ka përsa i përket motorave me benzinë është i pajisur me një motor bazë me cilindratë 3.0 me 6 pistona me turbo që gjeneron 345 kuaj fuqi ndërsa versioni Ghibli – S Performance është i pajisur me një motor me cilindratë 3.0 me dy turbo të avancuara që gjeneron 404 kuaj fuqi dhe arrin nga 0 deri 100 Km/h për 4,7 sekonda për motorat me naftë ofrohet opsioni me cilindratë 3.0 me turbo me 6 pistona që gjeneron 275 kuaj fuqi.

Maserati “Ghibli” ka një kambio automatike me 8 raporte, dhe për pjesën e ndriçimit është e pajisur me sistemit “Matrix Led” duke patur për herën e parë një sistem të plotë për makinën me drita Led.

Kontrolli i sigurisë i monitoruar nga një ekran qendror prej 8.4 inçësh është i pajisur me sistemet e frenimit automatik, kontrollin automatik të shpejtësisë, sistemin e kamerave 180 gradë për parkim dhe disa sisteme të tjera që i japin kësaj makine një siguri të vlerësuar me 5 yje nga ekspertët.

Marerati “Ghibli” vjen me një çmim bazë prej 58 mijë eurosh plus koston për opsionet shtesë.

xdtrgh_w45.PNG

e45y_w45.PNG

drt5y_w45.PNG

drth_yw45.PNG

t5u6_w346.PNG

ty_w3.jpg

sw5_ty34.jpg

rhy_e45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040628910064697