INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëdhënia e “akullt” me motrën Kendall, Kylie habit me rrëfimin e saj [FOTO]

Marrëdhënia e “akullt” me motrën Kendall, Kylie habit me rrëfimin e saj [FOTO]

Publikuar më: 09:33 05-09-2017

E përmbledhur shkurt, Kylie Jenner nuk është shoqe e ngushtë me motrën e saj supermodele.

Që kur ka filluar spektakli reality “Life Of Kylie”, kanë filluar të dalin histori jo dhe aq të këndshme për bukuroshen 20 vjeçare dhe motrën e saj Kendall në mënyrë të rregullt. Këtë herë Kylie tregoi për problemet që dy “vogëlushet” e klanit Kardashian-Jenner kanë pasur me njëra-tjetrën. “Ne kemi opinione të ndryshme. Ne bëjmë gjithçka në mënyrë të ndryshme. Është kaq interesante” ishin fjalët e saj, duke shtuar që marrëdhënia e tyre është shpeshherë e tensionuar. Megjithatë, ajo thotë gjithashtu se kur janë në publik shkojnë mirë “shumicën e kohës”. Kujtojmë se në vitin 2015 ata u panë duke u zënë në “Keeping Up with the Kardashians”, me Kendall që në një pikë tha se ndonjëherë e “urren” motrën e saj të vogël.

littles.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773