INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëdhënia e Jordyn Woods dhe Kylie Jenner/ Çfarë po ndodh me dy shoqet e ngushta pas skandalit të tradhëtisë

Marrëdhënia e Jordyn Woods dhe Kylie Jenner/ Çfarë po ndodh me dy shoqet e ngushta pas skandalit të tradhëtisë

Publikuar më: 19:18 06-03-2019

Prej ditësh një ndër lajmet më të komentuara në mediat rozë është tradhëtia e bujshme që partneri i Khloe Kardashian, i bëri kësaj të fundit me mikeshën e familjes, Jordyn Woods.

Jordyn jetonte në vilën e Kylie Jenner, motrës së Khloes dhe ishte në çdo event të familjes prej disa vitesh ndaj ajo që ndodhi mes tyre u konsiderua një tradhëti e shumëfishtë. Edhe pse në gjendje të rëndë psikologjike raportohet se Jordyn ka fajësuar alkoolin për puthjet që shkëmbeu me Tristan Thompson.

Por, ajo që shtypi rozë ka vënë re tani janë marrëdhëniet midis Kylie dhe Jordyn.

Mediat e huaja shkruajnë se dy shoqet e ngushta, Kylie dhe Jordyn, nuk kanë komunikuar fare që prej ditës së tradhëtisë. Të vetmet mesazhe të shkëmbyera mes tyre janë ato ku Jordyn i kërkon Kyliet të marrë rrobat e lëna në shtëpinë e saj dhe që pas asaj dite, vajzat nuk kanë folur më me njëra-tjetrën.

Jordyn tashmë është vendosur në shtëpinë e mamasë së saj, megjithatë ajo ka ende rroba dhe sende personale të mbetura në shtëpinë e Kylie.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004