INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëdhënia e prishur me Ronela Hajatin, Samanta Karavella rrëfen detaje[FOTO]

Marrëdhënia e prishur me Ronela Hajatin, Samanta Karavella rrëfen detaje[FOTO]

Publikuar më: 11:06 17-03-2018

Edhe pse dikur ishin mikesha të mira tashmë raporti mes këngëtareve Samanta Karavellës dhe Ronela Hajatit nuk vazhdon më.

Tashmë u bënë vite që këngëtaret i kanë zeruar raportet mes tyre dhe kureshtja e të gjithëve padyshim që mund të jetë në gjetjen e shkaktarëve që e çuan këtë raport në këtë gjendje.

Së fundmi në Pop Culture ka qenë e ftuar këngëtarja Samanta Karavella e cila ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj teme.

E pyetur se çfarë marrëdhënie ka me kolegët, Samanta është shprehur: “Unë kam raporte të mira me kolegët, normalisht të balancuara”.

Më pas për raportin e prishur me Ronelën, Samanta ka deklaruar: “Thjesht vendosa të nis një kapitull të ri pa telenovela, nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston, më pëlqejnë miqësitë e pastra”.

samanta.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768