INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëdhënia e shenjave të HOROSKOPIT me ushqimin

Marrëdhënia e shenjave të HOROSKOPIT me ushqimin

Publikuar më: 21:28 12-05-2020

Marrëdhënia jonë më ushqimin tregon shumë element të karakterit tonë dhe sigurisht, vlen dhe e kundërta. Shenjat e zodiakut, sipas temperamentit tyre, shprehin dhe mënyrën sesi ushqehen. Si e konsumon ushqimin c’do shenjë, c’farë shijesh preferon, por edhe në cilat caste e përdor ushqimin si zëvëndësues sipas karakteristikave të 12 shenjave? Cila është marrëdhënia e shenjave të zodiakut me ushqimin? Le të analizojmë zakonet ushqimore të tyre…

Dashi

Dashët kanë zakon të hanë nxitimthi dhe pëlqejnë ushqimet që kanë nevojë për pak kohë përgatitje, pasi nuk shquhen për durimin e tyre. Kanë dobësi ushqimin e nxehtë, pasi dhe erëzat e ndryshme. Një ushqim pikant përbën ndoshta justifikimin e vetëm më të mirë për tu cuar nga tavolina brenda dy minutash pasi janë ulur…

Demi

Demët janë persona që kërkojnë përditë ushqime të gatuara mirë. Eshtë pothuajse e sigurt se dëshirojnë një tavolinë të pasur dhe nëse tenton dikush t’i bindë të provojë shije të reja, do duhet të ketë durim, pasi janë adhurues të zakonshmes. Aspak e pabesueshme të kenë gjashtë ose shtatë ushqime, të ndërrohen c’do javë.

Binjakët

Të gjithë ata që bëjnë pjesë në shenjën e Binjakëve kanë një kurjozitet të lindur për të provuar pothuajse gjithcka dhe janë të aftë të kombinojnë midis tyre ushqimet më të cuditshme. Snaket janë dobësia e tyre dhe preferojnë të hanë vakte të shumta dhe të lehta. Shpesh, do ti vërejë dikush të bëjnë dhe gjëra të tjera ndërkohë që ushqehen, pasi akoma dhe në orën e ushqimit, kanë nevojë për të vënë mëndjen ne punë…

Gaforrja

Për shenjën e Gaforres, ushqimi është temë me rëndësi të madhe. Një tavolinë familjare plot ushqime tradicionale, është dicka më shumë sesa shijim për shenjën që udhëhiqet nga Hëna, pasi për këta persona ushqim=dashuri. Pasi janë me plot kuptimin e fjalës “fëmijë të mamit”, kërkojnë gjithmonë shijen e ushqimeve që hanin që të vegjël dhe c’do gjë që provojnë e krahasojnë me ushqimin e mamasë.

Luani

Për shenjën e Luanit, më shumë rëndësi sesa lloji i ushqimit ka cilësia e tij. Nëse ndodhet në një tavolinë, ku cilësia e ushqimit është më e ulët sesa pritshmëritë e tij, nuk heziton të largohet, duke shprehur pakënaqësinë e tij. Por kur një darkë e mirë kombinohet me një paraqitje impresionuese, është më e mira për ta dhe do ta shijojnë në maksimum!

Virgjëresha

Virgjëresha shpesh kap majat përsa bëhet fjalë më zakonet ushqimore. Personi që bën pjesë në këtë shenjë, ose do të ndjekë një program të rreptë ushqimor dhe do të jetë vecanërisht zgjedhës në ato që konsumon, ose do të lërë pas dore ushqimin e tij, duke konsumuar fast-food. Me siguri, përfaqësuesit e shumtë të kësaj shenje bëjnë pjesë në kategorinë e parë dhe shpesh, fiksohen me kaloritë…

Peshorja

Paraqitja e rafinuar dhe trupi joshës, janë shumë të rëndësishme për një Peshore, ndaj dhe personat që bëjnë pjesë në këtë shenjë do të peshohen pothuajse përditë. Marrja e peshën dhe mungesa e ushtrimit fizik u shkaktojnë shumë siklet. Për më tepër, për shkak të Afërditës që udhëheq këtë shenjë, dobësia për ëmbëlsira është e mirëqënë dhe nuk diskutohet tjetër vark më i shijshëm sesa një ëmbëlsirë.

Akrepi

Personat që bëjnë pjesë në shenjën e Akrepit, besojnë se mënyra e ushqimit që ndjekin duhet të mbulojë të gjitha nevojat e organizmit tyre. Shpesh janë pranues të këshillave ushqimore, ndërkohë që preferojnë të hanë vetëm. Janë të fiksuar me prodhimet e detit, ndërkohë që programi i tyre dietologjik përfshin shpesh ushqime që nuk kanë lidhje me gatimin (fruta, fara të thata, perime).

Shigjetari

Nëse hapni dollapin e kuzhinës dhe gjëndeni përpara produktesh ushqimore nga India, Tajlanda, Maroko dhe Kina, të jeni të sigurt se ndodheni në kuzhinën e një Shigjetari. Kultura e c’do populli është e lidhur me mënyrën e tij të ushqyerit dhe i eksiton shumë të gjithë ata që bëjnë pjesë në këtë shenjë. Do të provojnë gjithcka dhe janë vecanërisht zgjedhës në të gjitha shijet.

Bricjapi

Bricjapi përbën shenjën që nuk shijon domosdoshmërisht konsumimin e ushqimit, por përgatitjen e tij. Në përgjithësi, shefat dhe kuzhinierët e shkëlqyer bëjnë pjesë në këtë shenjë, edhe përfaqësues që u pëlqejnë ushqimet e gatuara mirë dhe shije tradicionale. Dhe me siguri, nuk ia lejojnë vetes të teprojnë…

Ujori

Personat që bëjnë pjesë në shenjën e Ujorit kombinojnë tradicionalen dhe të provuarën me atë ndryshen. Me udhëheqësit e tyre, Saturnin dhe Uranin, munden për ushqehen për ndonjë periudhë me receta të mamasë dhe ndonjë periudhë tjetër të jetës së tyre të krijojnë recetat e tyre ose të konsumojnë ushqim të gatshëm. E sigurta është se janë të hapur shijeve të reja dhe u pëlqen të hanë me shoqëri.

Peshqit

Të gjithë ata që bëjnë pjesë në shenjën e Peshqëve, janë gjithnjë të hapur për të provuar dicka të re nëse do t’jua sugjerojë dikush, pasi vetë nuk do e kërkojnë. Karakteristikë është se mënyra e tyre e të ushqyerit ndryshon sipas lëkundjeve sentimentale dhe periudha të stresit të shumtë që shoqërohen me shtim peshe, pasi ushqimi është një mënyrë për të ikur nga vështirësitë e realitetit dhe argëtim.

Article Logic
Execution time: 0.0039300918579102