Mendoni se dini gjithçka për seksin? Epo, seksi rezervon gjithnjë surpriza dhe seksualiteti (femëror apo mashkullor) shfaqet gjithnjë si një aventurë e re. Nga përmasat e deri tek orgazma, duke kaluar nëpërmjet praktikës së autoerotizmit, për një seksualitet të kënaqshëm duhet edhe të lexosh e të studiosh.
Kanë rëndësi edhe përmasat e asaj
Jo vetëm përmasa e penisit, tashmë shkenca ka dalë në përfundimin se dhe përmasat e “femrave” kanë rëndësi. Në fakt dhe madhësia e klitorit dhe pozicionimi i tij influencojnë në mënyrë thelbësore në arritjen e kënaqësisë dhe orgazmës. Klitori është shumë më i madh nga sa ne shohim në pjesën e jashtme. Ai mund të arrijë deri në 10 cm gjatësi dhe 6 cm gjërësi.
Seksi kuron dhe ul dhimbjen
Të bësh seks kur ke dhimbje koke apo temperaturë? Nuk është ide e keqe në fakt. Justifikimi i dhimbjes së kokës nuk qëndron më, sepse të bësh dashuri do te ndihmonte në çlodhjen dhe lehtësimim e dhimbjes. Kënaqësia dhe orgazma janë shërues natyralë, pasi stimulojnë prodhimin e ositokinës dhe endrofinës. Kryerja e marrëdhënieve seksuale në mënyrë të rregullt (të paktën një herë në javë) mund të ndihmojë femrat që kanë një cikël menstrual të çrregullt të gjejnë ritmin e humbur.
Kur është momenti i duhur?
Kur është më mirë të kryeni marrëdhënie seksuale për të marrë maksimumin e kënaqësisë? Ka studime që nuk këshillojnë seksin pasi keni ngrënë, sidomos nëse keni konsumuar një vakt të bollshëm. Procesi i tretjes kërkon gjak në stomak dhe e “thith” nga organet e tjera, duke e bërë kështu ereksionin të vështirë. Me shumë gjasa momenti më i mirë për të bërë seks është menjëherë pas aktivitetit sportiv, qoftë ky stërvitje në palestër, apo vrap; kjo për shkak të fluksit të gjakut në organet gjenitale, dhe tek meshkujt të nivelit të testosteronit që rritet gjatë stërvitjes.
Dhe në fund si mund të harronim dashurinë? Seksi mes të dashuruarish është shumë më eksitues dhe të fal më shumë kënaqësi krahasuar me seksin e rastesishëm. Romantizmi dhe dashuria janë të nxehta, më të nxehta nga një natë me një të panjohur, apo me një partner/e të rastit.
4. Thyerja e penisit nuk është legjendë urbane
A mund të thyhet penisi? Me sa duket PO! Pra nuk kemi të bëjmë me një legjendë urbane: dhe pse penisi është një organ që përshtatet, mund të ndodhë që të thyet për shkak të një çarjeje të papritur të enëve të gjakur gjatë ereksionit. Në këto raste kemi të bëjmë me një dhimbje shumë të madhe.
Nga ana tjetër mund të flasim dhe për mospërpuethshmëri mes organit femëror dhe atij mashkullor, raste të rralla, por që janë në gjendje ta bëjnë seksin gati të pamundur dhe të dhimbshëm.
5. Edhe ai shtiret për orgazmën:
Sipas një kërkimi të fundit amerikan, 31% e burrave të intervistuar janë shtirur sikur kanë arritur orgazëm të paktën një herë në jetë, transmeton 360grade.al. Edhe burrat, kur simulojnë e bëjnë për të mos zhgënjyer partneren, për të mos e bërë të mendojë që ajo nuk është mjaftueshëm tërheqëse, apo që ka një problem të tipit seksual.
Po përse burri arrin të shtiret për orgazëm? Duke përjashtuar problemet e tipit fizik dhe funksional, motivet mund të lidhen edhe me stresin dhe ankthin e performancës. Frika se mos ejakulon shumë shpejt, mund te çojë në bllokimin e kënaqësisë.