Xhesika Berberi është një ndër modelet më të bukura shqiptare dhe shpesh herë bukuroshen shqiptare e krahasojne me supermodelen Gigi Hadid. Kohet e fundit po jeton dhe punon ne New York, ku dhe ka patur mundësinë të takohet me personazhe me famë botërore si J.LO apo Selena Gomez. E ftuar ne emisionin “Thumb”, Xhesika ka folur për marrëdhënien me personazhet e famshëm
“Selenën e kam takuar përmes një mikut tim të ngushtë. Kemi qenë tek shpia e saj dhe jemi takuar prapë. Ajo është njeri shumë i mirë, me shumë këmbë në tokë, nuk e njihte mendjemadhësinë, kishte një zemër shumë të madhe dhe jam shumë e lumtur që e kam takuar. Me Jennifer Lopez thjesht bëmë foto. Ishte shumë e bukur.”, - përfundoi Berberi./intv.al/