Këngëtari Gold AG dhe humoristi Bes Kallaku, shumë të famshëm në vendet e tyre dhe jo vetëm, kohë më parë kanë planifikuar një bashkëpunim për një këngë që të gjithë e pritën por nuk u realizua kurrë.
I ftuar në emsionin "Fun Day" dhe i pyetur nga moderatorja Fatma Methasani se përse ky bashkëpunim nuk doli, ai u përgjigj se nuk ishte kismet i zotit por nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje midis tyre.
“Flasim shpesh dhe ja dërgojmë ndonjë mesazh me hajgare njëri-tjetrit” ,- ka thënë ai dhe gjithashtu ka pohuar se ekziston akoma mundësia që ata të sjellin një bashkëpunim.
Për më shumë ndiqni intervistën e Gold-it në videon më poshtë: