Roza Lati njihet për karakterin e saj dhe deklaratat pa komplekse.
Kështu ka vepruar edhe së fundmi kur nga një ndjekës u pyet për diçka goxha private.
“A ke kryer marrëdhënie me Feron në ashensor?” ishte pyetja së cilës Roza iu përgjigj menjëherë.
Moderatorja pranoi të ketë kryer marrëdhënie në ashensor por jo me Feron.
“Jo. Unë në intervistë tregova një rast timin që kam guxuar në vend public se s’më njihte njeri atëherë. Edhe kam qenë me të dashurin tim. Tash kam komplekse profesionale. Por sidoqoftë, unë edhe ‘plaç ishall’ të them ndonjë ditë, dhe të qëlloj kjo fjalë në tekstet e rrepistave, ju po një gozhdë so i bini. Artistin Fero e kam takuar tre herë gjithsej në jetën time dhe e kam përcjell deri në recepsion kur kemi mbaruar xhirimet. Boll me këto injoranca. Na lini rehat”, ka shkruar Roza.