INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëdhënie të thyera dhe depresion! Ja pasojat e tmerrshme të femrave të varura nga porno!

Marrëdhënie të thyera dhe depresion! Ja pasojat e tmerrshme të femrave të varura nga porno!

Publikuar më: 09:14 08-06-2017

Femrat e varura nga pornografia paguajnë një çmim të tmerrshëm, një çmim që nuk prek vetëm marrëdhëniet e tyre por edhe ato vetë.

Është e pranuar që femrat shohin porno, por disa prej tyre e kanë shumë të vështirë që të ndalojnë. Madje diferenca femra-meshkuj në konsumimin e materialeve pornografike është shumë më e vogël nga ajo që mendoni ju. Të paktën një në 3 vizitorë të faqeve pornografike është zbuluar të jetë femër. Kush e priste?! Por ajo që është vërtetë shkatërrimtare për femrat që konsumojnë porno duket se përbën të njëjtin problem për të gjithë ata që i shohin këto materiale. Shëmbëlltyrat jo-realiste të seksit mund të luajnë efekte shumë negative në jetën e tyre sentimentale. E njëjta gjë që ndodh edhe me adoleshentët apo edhe meshkujt. Duket se të gjithë ata që shohin porno janë të ekspozuar ndaj këtij efekti negativ potencialisht shkatërrimtar. Ndër to përfshihen marrëdhëniet e shkatërruara dhe vështirësia për t'i krijuar ato, një vetëvlerësim i ulët që vjen si pasojë e tyre dhe deri në rrëzimin drejt depresionit. 

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598