INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja Athinë-Shkup. Gaz lotsjellës për protestuesit, dy të plagosur në spital [VIDEO]

Marrëveshja Athinë-Shkup. Gaz lotsjellës për protestuesit, dy të plagosur në spital [VIDEO]

Publikuar më: 16:02 17-06-2018
Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës kundër turmës që protestonte kundër nënshkrimit të marrëveshjes Athinë-Shkup. Protestuesit ishin mbledhur rreth 30 kilometra larg vendit ku u zhvillua ceremonia e nënshkrimit. Ata tentuan disa herë që të mposhtnin kordonat e policëve dhe të niseshin për në fshatin Psaras të Prespës, ku ndodheshin dy delegacionet dhe mysafirët ndërkombëtarë.
Por, çdo tentativë e tyre u ndalua me forcë si dhe me hedhje të gazit lotsjellës. Mjaft prej protestuesve patën probleme me frymëmarrjen, ndërsa dy të plagosur janë dërguar në spital.
Disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes, reagimet nga politika greke janë ende të pakta. Partia më e madhe opozitare, Demokracia e re, deklaroi se marrëveshja që u nënshkrua të dielën paradite “dëmton interesat kombëtarë të Greqisë”.
“Nuk mund të pranojnë identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Si guxoi qeveria e sotme ta pranojë. Ky nuk është kompromis, është nënshtrim ndaj pikëpamjeve të palës tjetër”, tha Takis Theodorikakos, shefi i departamentit të strategjisë në Demokracinë e Re.
Ndërsa kryetari i partisë Unioni i Qendrës, Vasilis Levendis, që ka dhjetë deputetë në parlament, ka sulmuar ashpër kryeministrin dhe ministrin e jashtëm, duke theksuar se “fajtorët do të ndëshkohen nga populli”.
 

Article Logic
Execution time: 0.0027220249176025