INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja BE-Turqi, dilema për zbatimin e saj

Marrëveshja BE-Turqi, dilema për zbatimin e saj

Publikuar më: 09:58 02-04-2016

Shqetësimet për mungesën e përgatitjeve nga ana e autoriteteve turke dhe atyre greke për zbatimin e marrëveshjes për kthimin e refugjatëve janë shtuar. Kjo vihet re dy ditë para se të hyjë në fuqi marrëveshja Bashkimi Europian-Turqi.

Sipas korrespondentit të BBC-së në Turqi, ka pak lëvizje në këtë drejtim dhe në qendrat e pritjes së refugjatëve që mbërrijnë nga Siria, të njëjtat qendra që do të përdoren edhe për ata që do të kthehen nga vendet e BE-së, nuk ka asnjë lëvizje shtesë.

Ndërkohë, në marrëveshje thuhet se për çdo refugjat të kthyer nga Bashkimi Europian në Turqi, një sirian që ndodhet në kampet turke do të merret nga vendet e unioni.

Gjermania do të presë personat e parë nga kjo marrëveshje dhe përparësi do t’u jepet personave që nuk janë përpjekur të hyjnë në BE ilegalisht.

Për sa u përket autoriteteve greke, ata po planifikojnë që në bazë të marrëveshjes të lehtësojnë fluksin e refugjatëve në ishuj. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717