INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja e detit Greqi-Shqipëri po finalizohet! Mediat grekë prezantojnë detajet [FOTO]

Marrëveshja e detit Greqi-Shqipëri po finalizohet! Mediat grekë prezantojnë detajet [FOTO]

Publikuar më: 12:48 21-06-2018

Në Samitit e Ministrave të Jashtëm të Mesdheut Lindor Jugore dhe në Ballkan në Rhodes, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati janë duke mbyllur paketën mes Greqisë dhe Shqipërisë për të gjitha problemet mes dy vendeve. E këtu bëhet fjalë për marrëveshjen e detit. Këtë ngjarje e kanë publikuar sot mediat greke.

NEWS 24/7, mes të tjerash thotë se në qoftë se marrëveshja quhet e përfunduar dhe nuk ka të papritura të minutës së fundit, Alexis Tsipras dhe Edi Rama në një takim privat, do të vazhdojnë me nënshkrimin e saj. Ky hap do t'i hapë rrugën perspektivës për anëtarësim të Shqipërsië në BE. Sipas medias greke kjo do të ndodhë në Samitin e BE-së më 28 dhe 29 qershor.

Marrëveshja, sipas informacioneve mund të kishte përfunduar edhe më herët nëse Presidenti Ilir Meta, do ta dërgonte për rishikim. NEWS 24/7 citonn se Edi Rama beson se kjo pengesë në fund të fundit do të kapërcehet.

Mendohet se në marrëveshje përjashtohet çështje çame dhe se qeveria greke nuk do të diskutojë.

Megjithatë, pjesë e marrëveshjes do jetë heqja e ligjit të luftës në mes të dy vendeve apo dhe çështjet e pronave.

WhatsApp_Image_2018-06-21_at_12.52.43_1.jpegWhatsApp_Image_2018-06-21_at_12.52.44.jpegWhatsApp_Image_2018-06-21_at_12.52.43_2.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0050969123840332