INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Marrëveshja e detit’, ish-ministri kritikon presidentin: Denonco këtë farsë

‘Marrëveshja e detit’, ish-ministri kritikon presidentin: Denonco këtë farsë

Publikuar më: 09:53 04-10-2018

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani lëshon kritika ndaj kreut të shtetit lidhur me marrëveshjen e detit. Sipas Manajanit deklarata e presidentit Ilir Meta që kjo marrëveshje të pres krijimin e Gjykatës Kushtetuese është shqetësuese.
Ylli Manjani
Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që: “marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”…
Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proçes fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!
Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori.
Jepet shelf kontinental për të marrë ujë me kripë!!
Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar.
Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!
Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës.
Ndaj s’ka pse të fshihet pas argumentit (jo të padrejtë) që s’ka gjykatë, por të garantojë popullin shqiptar që s’do lejojë shkëmbim territori me Greqinë!
Kaq i kërkohet të bëjë!

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891