INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja e detit me Greqinë, Bushati, s’ka dasmë pa pasur çiftin

Marrëveshja e detit me Greqinë, Bushati, s’ka dasmë pa pasur çiftin

Publikuar më: 15:28 04-10-2018

Ndërsa bisedimet me Greqinë vijojnë për marrëveshjen e detit por dhe çështjet e mbetura pezull, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk e fsheh habinë ndaj deklaratës së dhënë një ditë më parë nga presidenti Meta. E duke vënë theksin tek rëndësia e kësaj marrëveshja Ditmir Bushati përmendi një fjalë të urtë popullore, kur tha se nuk mund të bëjmë dasmë pa pasur çiftin.
Ditmir Bushati:
“Në këtë proces presidenti i Republikës ka dhënë autorizimin, siç përcakton Kushtetuta dhe ligji për mua si ministër i Punëve të jashtme. Unë kam lëshuar plotfuqishmërinë, bazuar në autorizimin e Presidentit të Republikës për ekipin negociator. Negociatat nuk kanë përfunduar. Nëse do përdorja një shprehje popullore, ne nuk mund të bëjmë dasmë, në rast se nuk kemi çiftin. Pra në rastin në fjalë negociatat nuk kanë përfunduar dhe deri në momentin që negociatat do të përfundojnë, ne konsiderojmë veten pjesë të një ekipi përfshi dhe Presidentit e Republikës, të cilin e ngarkon Kushtetuta, përfshirë ministrin e jashtëm që e ngarkon Kushtetuta apo ligji për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Në momentin që do të përfundojë e gjithë puna teknike që po zhvillohet nga ekspertët, dosja natyrisht do të dorëzohet pranë Presidentit të Republikës, ku ekipi i ekspertëve do të bëjë vlerësimin përfundimtar mbi përputhshmërinë e asaj çka do të jetë arritur me mandatin që ka lëshuar presidenti i republikës për këtë çështje”.

Article Logic
Execution time: 0.0035498142242432