INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja e detit me Greqinë, Kryemadhi: Mund të jetë loja e radhës e Ramës për të larguar...

Marrëveshja e detit me Greqinë, Kryemadhi: Mund të jetë loja e radhës e Ramës për të larguar...

Publikuar më: 21:42 31-01-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për detin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kryemadhi theksoi se ajo mund të jetë një lojë politike e kryeministrit Edi Rama për të hequr vëmendjen nga çështja Tahiri.

Ja fjala e plotë:
Dje e dëgjuam dhe na erdhi si vetëtimë në qiell të pastër. Bushati foli në komision për çështjen çame dhe jo për detin. Mendoj se kjo është përsëri një lojë e radhës së zt.Rama.
Unë mendoj që kjo mund të jetë një lojë e radhës që Rama bën me fqinjët duke pasur parasysh manjilitetin e tij, që ai mund ta bëjë këtë për të larguar vëmendjen nga çështja Tahiri, nga dështimi praktikisht që ka ndodhur me reformën në drejtësi, ku çështja e një ekstradimi ku ministrja e Drejtësisë dhe kryeprokurorja më së paku duhet të ishin të tërhequra. E gjitha kjo mund të jetë një lojë për të krijuar një lloj histerie patriotike.
Mund të jetë një lojë politike që zt.Rama e bën për një moment dhe një protestë e madhe mund të bëjë që Rama pas disa muajsh tu thotë grekëve se më vjen keq po nuk më lejon populli.”, tha Kryemadhi. 

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395