INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja e Detit. Pala greke do ketë 10 negociatorë me vendin tonë

Marrëveshja e Detit. Pala greke do ketë 10 negociatorë me vendin tonë

Publikuar më: 13:59 01-03-2018

Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias ka zbuluar detaje të reja mbi bisedimet me Shqipërinë për negociatat lidhur me vendosjen e kufirit detar. I thirrur në një interpelancë në parlamentin e Greqisë për të raportuar mbi negociatat me Shqipërinë Kotzias lajmëron se grupi negociator helen përbëhet nga 10 persona.

Nikos Kotzias:
“Grupi ynë negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hartografisë”.
Në interpelancën e tij Kotzias ka komentuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshje me Shqipërinë, ndërsa ju rikthye dhe marrëveshjes së vitit 2009. Kotzias flet për 3 alternativa për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar me Shqipërinë.
Nikos Kotzias:
“Një marrëveshje e vërtetë është njëmijë here më e mirë se një marrëveshje fantazmë si ajo e vitit 2009. Kemi tre alternativa, ose të mos bëjmë marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike”.
Ndërsa në Shqipëri është hapur një debat i gjerë për këtë çështje, ndërsa presidenti nuk i ka dhënë plotfuqinë ministrisë së jashtme për të negociuar, Kotzias i lexon në këtë mënyrë këto zhvillime.
Nikos Kotzias:
“Në këto momente MPJ shqiptare po diskuton me presidentin për plotfuqishmërinë. Kjo plotfuqishmëri do të bazohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që për ne nuk është vendim i duhur”.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934