INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja e detit, Rama opozitës: Deti tradhti kombëtare! Akuza që shfryhen si tullumbace

Marrëveshja e detit, Rama opozitës: Deti tradhti kombëtare! Akuza që shfryhen si tullumbace

Publikuar më: 12:54 22-06-2018

Gjatë takimit me qytetarët e Sarandës, kryeministri Edi Rama diskutoji mbi temat më të nxehta të momentit.

Në fjalën e tij, Rama u ndal dhe tek çështja e detit me Greqinë ku sqarojë se do jetë një marrëveshja do jetë e drejtë dhe e barabartë.

Megjithatë Rama nuk nguroi t'iu kthente përgjigje dhe akuzave të opozitës për kufirin detar, duke e quajtur këtë marrëveshje si tradhti kombëtare.

"Shqipëria ka parë e dëgjuar shumë në këto thuajse 30 vjet zhvillime demokratike, ku liria e Fjalës dhe e Shtypit, është kthyer shpesh në liri e Shpifjes ndaj Tjetrit dhe e Shtypjes të së Vërtetës.

Në njëfarë mënyre, Shqipëria ka qenë djepi i “Fake News”.

Ndaj shpërthimi i epidemisë së Lajmit të Rremë anembanë botës demokratike, e ka gjetur vendin tonë në krye të klasifikimit për prodhimtarinë e lajmeve të rreme! Nuk e di a e ka dikush tjetër shprehjen e vjetër popullore, shpif shpif se diçka mbetet, po mjafton të ndjekësh me shumë pak vëmendje, kuvendimin politik e mediatik në mexhelisin tonë, për ta parë këtë shprehje në veprim të përditshëm", shprehet Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324