INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja e shumëpërfolur e detit, Bushati: Shqipëria do përfitojë nga të gjitha drejtimet

Marrëveshja e shumëpërfolur e detit, Bushati: Shqipëria do përfitojë nga të gjitha drejtimet

Publikuar më: 22:56 19-02-2018

Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati e quan marrëveshjen e re për Detin me Greqinë, si marrëveshje më të mirë se ajo e 2009-ës e firmosur nga Berisha dhe Karamanlis, pakt ky i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për cenim të sovranitetit.
I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka komentuar edhe marrëveshjen me Greqinë, për sa i përket çështjes së detit.
Sipas tij, marrëveshja e re hapësirën e 2009 të marrë nga Greqia ne do ta përfitojmë nga të gjitha drejtimet.

"Me marrëveshjen e 2009 Greqia ka përfituar hapësirë detare ndaj Shqipërisë. Me marrëveshjen e re, atë hapësirë detare të marrë padrejtësisht në 2009, të mos e marrin. Ajo marrëveshje ka qenë e ndërtuar keq, jemi konsultuar me ekspertë italianë dhe norvegjezë dhe diskutimet kanë nisur që në 2015. Me marrëveshjen e re, Shqipëria do përfitojë nga të gjitha drejtimet. Do kemi një marrëveshje disa herë më të mirë se marrëveshja e 2009, qoftë sa i takon hapësirës detare, por edhe zonës ekskluzive ekonomike.” u shpreh Bushati i cili akuzoi opozitën se po sulmon marrëveshjen në një kohë kur duhet të kërkojë ndjesë për marrëveshjen e 2009.

Article Logic
Execution time: 0.0026330947875977