INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja Kosovë-Serbi, presidenti Hashim Thaçi jep deklaratën: ''Do të ketë korrigjim të kufijve, jo ndarje të Kosovës''

Marrëveshja Kosovë-Serbi, presidenti Hashim Thaçi jep deklaratën: ''Do të ketë korrigjim të kufijve, jo ndarje të Kosovës''

Publikuar më: 21:24 31-01-2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ka këmbëngulur se marrëveshja Kosovë- Serbi, nënkupton korrigjim të kufijve dhe jo ndarje të Kosovës. Thaçi u shpreh se në këtë marrëveshje mund të përfshihet Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, pra se mund t’u bashkohen Kosovës, por nuk sqaroi se çfarë do të humbasë Kosova nga korrigjimi i kufijve.

“Nuk mund të ndodhë një marrëveshje përfundimtare, me njohje reciproke, me anëtarësim të Kosovës në OKB, edhe pa definimin e plotë të kufirit dhe njohjen reciproke, që do të thotë një demarkim teknik. Unë në kuadër të këtij demarkimi, besoj fuqishëm se mund të përfshijmë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Të tjerat nuk janë deklarime të mijat, apo opinionet që janë prezantuar nga të tjerët. Unë punoj për një demarkim teknik, përmbyllës, Kosovë-Sërbi, që do të përfshinte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se përse Thaçi nuk u tregon qytetarëve të Kosovës, se çfarë do të humbasin nga kjo marrëveshja, se cila do të jetë dhimbja e Kosovës nga kjo marrëveshje, Thaçi nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se nuk do të lejojë krijimin e një asosacioni me shumicë serbe si Republika Srbska, gjë që do të “defunksionalizonte Kosovën në tërësi”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885