Marrëveshja që do të çojë opozitën së bashku me të gjitha partitë shqiptare në zgjedhje u bë publike dje, por dikush e kishte paralajmëruar që më parë.
Bëhet fjalë për ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha i cili kishte folur për diçka të tillë më 26 prill në një intervistë në “Tonight” me Ilva Taren. Lideri historik i të djathtës shqiptare flet për një marrëveshje të re me ndryshme kushtetuese të cilat sipas tij duhet të jenë frymëzuese. Ai e kërkoi diçka të tillë gati një muaj më par dhe tashmë ajo është realitet.