INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja për detin, Manjani: Qeveria po bie dakord për shkëmbim territori

Marrëveshja për detin, Manjani: Qeveria po bie dakord për shkëmbim territori

Publikuar më: 17:37 12-07-2018

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me marrëveshjen për çështjen detare mes Shqipërisë me Greqisë.

Përmes një statusi në Facebook,Manjani pohoi se qeveria shqiptare ka rënë dakord për hartën e kufirit detar dhe po negocion për shkëmbim territori, gjë që sipas tij është tradhti e pastër ndaj vendit.

Manjani mes të tjerash flet për një hartë të zezë që po i imponohet grupit të negociatorëve.

“Qeveria jonë, e pa mandatuar nga Presidenti i Republikës kërkon të bjerë dakord me shkëmbim territori”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Tradhti e lartë ndaj Shqipërisë!

Me çmë panë sytë, harta e kufirit detar që Greqia dhe Qeveria jonë kanë rënë dakort është tradhëti e pastër ndaj Shqipërisë!!!
Ai që mban fjalime me Esadistë është në fakt Krye-Tradhtari i Shqipërisë! Më vjen keq, nuk do ta besoja po të ma thonin, që Ditmir Bushati ka rënë në këtë pellg zhuli!!!
Ajo hartë e zezë po i imponohet grupit negociator, i cili duhet thënë se drejtohet nga pro grekë, por jo të gjithë janë ashtu!
Po të krahasosh hartën që duan të bien dakord këta me kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe, me ndarjen e vitit 2009, është keq dhe me keq!
Nuk është më vetëm çështje e zonës ekonomike, paralizohet edhe transporti detar dhe përfitimet e Shqipërisë në të!
Tradhtarët e vendosin kufirin fiks në kulimin e gjirit të Sarandës dhe propozojnë të ndajmë barabar detin e hapur!
O zot, është momenti të thuash edhe ti fjalën tënde!!!
Qeveria jonë, e pa mandatuar nga Presidenti i Republikës kërkon të bjerë dakord me SHKËMBIM TERRITORI!!!
Të gjitha nenet e Kodit Penal e dënojnë këtë poshtërsi, me KALBJE NË BURG!!!
Kjo nuk është më çështje kulturore, por çështje tërësie territoriale e shtetit tonë të përbashkët!!!

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781