INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja për emigrantët. Austria e vendosur: Do mbrojmë kufijtë tanë

Marrëveshja për emigrantët. Austria e vendosur: Do mbrojmë kufijtë tanë

Publikuar më: 13:00 03-07-2018
Pas marrëveshjes mbi emigrantët në Gjermani, ku parashikohet ndalimin i hyrjes së tyre në vend, e cila shpëtoi qeverinë e kancelares Angela Merkel, Austria tha se po merr masa për të mbrojtur kufijtë e saj.
"Nëse marrëveshja miratohet ne do të jemi të detyruar të miratojmë masa për të mirën e popullit austriak," tha qeveria austriake, duke deklaruar se dëshiron të mbikqyrë veçanërisht kufijtë jugorë, me Italinë dhe Slloveninë.
Deklarata nga Viena vjen një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes nga qeveria gjermane.
Në deklaratë thuhet: "Bashkimi i partive gjermane të CDU dhe CSU, njofton se Gjermania dëshiron të zbatojë masa kombëtare për të luftuar hyrjen e emigrantëve në vend."
Ndër propozimet e Merkel drejtuar ministrit të saj të brendshëm, Horst Seehofer, është plani për të deportuar azilkërkuesit që vijnë në Gjermani dhe në Austri.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0042359828948975