INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja për emrin publikohet në gjuhën angleze

Marrëveshja për emrin publikohet në gjuhën angleze

Publikuar më: 10:09 14-06-2018
Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias, pritet të nënshkruajnë gjatë kësaj fundjave, marrëveshjen për ndryshimin e emrit për Republikën e Maqedonisë. Takimi për firmosjen e marrëveshjes do të zhvillohet në Prespë. Republika Veriore e Maqedonisë është emri për të cilin kanë rënë dakord të dy kryeministrat. Edhe pse ende nuk është publikuar, marrëveshja e arritur në parim mes palëve ka shkaktuar reagime të shumta. Shkak për këtë është bërë pranimi i pothuajse të gjitha kushteve të vendosura nga pala greke. Presidenti Ivanov pasi shqyrtoi marrëveshjen, e cilësoi atë si personale të Zaevit e Dimitrovit dhe tha se me të shlyhet kontinuiteti kushtetues, historia dhe sovraniteti shtetëror i Maqedonisë. Ivanov bëri të qartë se nuk do ta firmos atë dhe se asnjëherë nuk do të zmbrapset nga ky qëndrim pavarësisht presioneve. Kreu i shtetit të Maqedonisë pohoi se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE nuk mund të jetë alibi për një marrëveshje të dëmshme. Në të njëjtën linjë ishte edhe lideri i opozitës, Hristijan Mickoski. Për këtë të fundit, kjo është një  marrëveshje e papranueshme, pakt kapitullimi, çmimin e së cilës qytetarët do ta paguajnë me dinjitetin dhe nderin e tyre. Ai paralajmëroi se do të flasë sërish pasi ta shqyrtojë marrëveshjen në parti dhe pasi të  jetë konsultuar ndër të tjera edhe me Kishën Ortodokse Maqedonase dhe Akademinë e Shkencave të Maqedonisë.
Dje disa media greke publikuan marrëveshjen prej 19 faqesh në gjuhën angleze edhe pse më herët kishin rënë dakord që këtë do ta bënin pas miratimit të dokumentit nga të dy qeveritë. 
Kryeministri grek Aleksis Tsipras, marrëveshjen e arritur me Maqedoninë do ta dërgojë në Kuvendin e Greqisë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105