INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja për Teatrin. Regjisori: Ramë dakord për tre pika

Marrëveshja për Teatrin. Regjisori: Ramë dakord për tre pika

Publikuar më: 13:33 13-07-2018

Çështja e Teatrit Kombëtar i ndau artistët në qëndrimet e tyre përsa i përket prishjes apo jo të godinës ekzistuese. Lapsi.al shkruan një artikull duke u fokusuar te një nga artistët që janë pro shembjes së Teatrit.
“Ndryshe nga dy bashkëudhëtarët e tij, Dërhemi dhe Trebicka që patën mirësinë të mos dalin më në publik, regjizori Altin Basha nuk i druhet piruetave që ka bërë”-shkuan lapsi.al. Ai ka dhënë sot një intervistë për Panorama, ku ka shpjeguar paktin që ka bërë me Veliajn. Basha është ankuar gjithashtu se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka tradhtuar atë, duke pretenduar se ajo është bërë një lëvizje e komanduar nga PD-ja. Ai ka thënë se është rënë dakord për tre pika: truallin, dy përfaqësues në negociata dhe është kërkuar konkurs ndërkombëtar. “Kur u takuam për të shkuar në Bashki, Derhemi më thotë që Çeloaliaj nuk vjen, sepse ka vendosur të mos vijë. Kemi ndenjur dy orë tek Erion Veliaj. Kemi negociuar, ramë dakord që të mos cenohej trualli; ramë dakord për dy përfaqësues të komunitetit që do të jenë në komisionin e negociimit për kontratën dhe kemi mbrojtur çështjen e konkursit ndërkombëtar. Kemi pasur debate shumë të forta, me argumente dhe kundërargumente dhe në fund, u gjet si zgjidhje që konkursi të merrej parasysh, por do të vendosej në një dëgjesë të tretë. Parimisht konkursi ndërkombëtar u pranua”-deklaroi ai.
Ky lajm nuk pasqyron linjën editoriale të intv.al

Për të parë lajmin e plotë klikoni në:

https://lapsi.al/2018/07/13/gjen-guximin-te-rishfaqet-ne-publik-altin-basha-natyrisht-per-nje-sherbim-te-ri/

 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607