INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja Rama-Basha për të nxjerrë jashtë loje LSI-në? Monika Kryemadhi përgjigjet kështu

Marrëveshja Rama-Basha për të nxjerrë jashtë loje LSI-në? Monika Kryemadhi përgjigjet kështu

Publikuar më: 20:39 25-05-2017

Zëvendëskryetarja e LSI Monika Kryemadhi rrëfen nëse marrëveshja Rama-Basha është bërë për të asgjësuar LSI.

Teksa është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” nëse marrëveshja ishte atentat ndaj LSI, Kryemadhi përgjigjet duke thënë se pakti ishte propozuar nga Meta.

Ylli Rakipi: Atentati ndaj LSI? Marrëveshja synonte për ta asgjësuar.

“Hyrja e PD eshte nje gje shumë e mirë. Aktualisht mos regjistrimi i koalicioneve ne na favorizon si LSI. Për sa i përket intrigave ndaj LSI kjo është një gjë tjetër.

Edhe paketa McAllister është një kopje e paketës së propozuar nga Ilir Meta.

Ky është një propozim që ka bërë LSI dhe ja ku jemi sot.

Unë nuk e shikoj aspak problematike e shikoj si një gjë të mirë, unë shikoj problematike më shumë marrëveshjet që janë bërë ndaj televizioneve, fushatë falas por për sa  i përket marrëveshjes Rama-Basha e shikoj si një gjë pozitive”, tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832