Kryeministri Rama takohet sot në Davos me homologun e tij grek Aleksis Tsipras. Takimi mes tyre është paralajmëruar që të mbahet në orën 09:45.
Ministri Kotzias ka deklaruar se dy Kryeministrat do të çertifikojnë rezultatet e bisedimeve të Korçës, ku sipas Kotziasit të dy palët arritën dakortësi për mosmarrëveshje dhe probleme të 70 viteve të fundit.
Tsipras edhe Rama do të takohen për më shumë se 1 orë e gjysmë, pra do të jetë një takim jo thjesht për të folur për basketbollin, siç është folur në një takim të mëparshëm.
Por, për të shqyrtuar të gjitha çështjet që ndoshta do të përcaktojnë edhe piketat, me qëllim që në pranverë, me gjasë në Prill, do të kemi disa ngjarje përcaktuese, sa i takon marrëveshjeve të ndryshme me Greqinë.