INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshje paraprake mes Athinës dhe  kreditorëve

Marrëveshje paraprake mes Athinës dhe kreditorëve

Publikuar më: 10:49 21-05-2018
Qeveria greke dhe përfaqësuesit e kreditorëve kanë arritur marrëveshje në nivelin e stafeve, lidhur me vlerësimin e zbatimit të programit të shpëtimit nga ana e Athinës.
Arritja e marrëveshjes u njoftua nga ministri grek i financave Euklidis Tsakalotos.
 
Tsakalotos tha se ai konsideron që çështjet të cilat  konsideroheshin si “gjemba”, u zgjidhën me një mënyrë të kënaqshme për palën greke.
Nga ana e tyre, kreditorët deklaruan se marrëveshja e sotme do të paraqitet në takimin e eurogrupit, më 24 maj.
 
“Autoritetet greke synojnë të avancojnë sa më shpejt që të jetë e mundur në konkretizimin e këtyre reformave, para takimit të ardhshëm të Eurogrupit, më 21 qershor 2018. Për këtë qëllim, bashkëpunimi intensiv i institucioneve me autoritetet greke do të vazhdojë edhe javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën për shtyp të kreditorëve.
Marrëveshja e arritur do të ratifikohet në takimin e Eurogrupit, këtë të enjte, ku do të jepen edhe detaje shtesë mbi diskutimin për zgjidhjen e borxhit grek. 
 
ath.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0048370361328125