Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Taulant Ballës, i cili ka thënë se po negocion me LSI-në në lidhje me lidhin për emërimin e Magjistratëve.
Reagimi i Kryemadhit ka qenë e ashpër e cila ka theksuar se kurrë nuk do të bëhet pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën.
"Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtojë me manipulime të tilla”, shprehet Kryemadhi.
"LSI ka qenë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze, që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.
Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.
Kryemadhi bën me dije se do të vazhdojnë të jenë pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!
“Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz” deklaron Monika.