INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshjet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës të dështuara/ 11% e bizesmenëve kosovarë po ikin

Marrëveshjet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës të dështuara/ 11% e bizesmenëve kosovarë po ikin

Publikuar më: 08:27 18-06-2019

Edhe pse dy qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë bërë një sërë marrëveshje për forcimin e bashëkëpunimin mes bizneseve, duket se asgjë nuk është reflektuar në realitet. Klima e biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është përkeqësuar së fundmi, teksa bashkëpunimi ekonomik nuk po përparon, përkundrazi dita ditës biznesmenët kosovarë po lënë Shqiërinë.
INSTAT raportoi se gjatë vitit 2018 numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri ishte 423, duke shënuar rënie me 11% në raport me 2017 .
Shkak pikë së pari është vënia e një tarifë të re në rrugën e Kombit dhe përkeqësimi i klimës së biznesit në Shqipëri. Këto i kanë dekurajuar bizneset e Kosovës të vijojnë aktivitetin në Shqipëri.
55 ndërmarrje nga Kosova e kanë mbyllur aktivitetin vitin e kaluar, ku 23 ishin në sektorin e prodhimit dhe 32 ishin në sektorin e shërbimeve.
Një anketim që qeveria e Kosovës bëri këtë vit me bizneset atje për evidentuar pengesat në eksport, Shqipëria zuri vendin e dytë pas Serbisë për pengesat e larta.
Procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, pagesa në rrugën e kombit, mos-marrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare, zbatimi i normës të lartë të akcizës për sektorin e birrës, janë disa nga pengesat të cilat e rrisin koston e prodhimit por edhe e ulin nivelin e konkurrueshmërisë së produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034668445587158