INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëzia e fundit e Trump: Myslimanët vranë Jezusin

Marrëzia e fundit e Trump: Myslimanët vranë Jezusin

Publikuar më: 08:01 30-03-2016

Kandidati republikan për President të Amerikës, Donald Trump, fajëson myslimanët edhe për një ngjarje tjetër që nuk ka lidhje me ta: kryqëzimin e Jezu Krishtit.

Megjithëse, Profeti Muhamed e konsideron Jezu Krishtin vëllain e tij më të afërt në fe për shkak të periudhës më të shkurtër kohore që i ndan, për Donald Trump, janë myslimanë fajtor për vrasjen e Jezuit. Këtë, ai e bazon edhe në një citat të Biblës.

“Njerëzit më pyesin se pse unë nuk i pëlqej myslimanët, dhe unë them “duh “, kjo është për shkak se ata gozhduan Jezusin në kryq. Në Faqen 545 e Biblës, shkruhet e zeza mbi të bardhë, Muhammad Pilati dhe bashkëpunëtorët e tij vranë Jezusin”, theksoi ai.

Ai i drejtoi edhe një mesazh kandidatit kundërshtar brenda Partisë Republikane, Ted Cruz, një konservator i deklaruar.

‘Ted Cruz thotë se është një njeri i Biblës, por ai nuk e ka përmendur këtë. Apo ai nuk e ka lexuar  faqe 545?? Arsyeja pse askush nuk flet për myslimanët se vranë Jezusin është korrektësia politike. Unë kurrë nuk jam i shqetësuar për të qenë korrekt politikisht, por për të thënë atë që mendoj”, tha ai.

Komentet e tij kundër myslimanëve synojnë që të rrisin elektoratin në Shtet e Bashkuara.

Article Logic
Execution time: 0.0027589797973633