INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëzisht të dashuruar! Drake dhe JLo nuk i heqin dot duart nga njëri-tjetri [FOTO]

Marrëzisht të dashuruar! Drake dhe JLo nuk i heqin dot duart nga njëri-tjetri [FOTO]

Publikuar më: 18:38 08-01-2017

Champagne Papi e ka gjetur Champagne Mami-in e tij, dhe të gjithë e dimë tashmë se ajo është as më pak dhe as më shumë se Jennifer Lopez!

Burime pranë kësaj të fundit janë shprehur për revistën People, se reperi kanadez është i vetmi person që e bën të ndihet mirë. Ata janë parë shpesh herë në koncerte bashkë, në darka,të përqafuar në Instagram, si dhe duke u puthur e duke kërcyer. Si të mos mjaftonin të gjitha këto, dy artistët e njohur janë parë në krahët e njëri-tjetrit duke shkuar drejt një restoranti në Los Angeles.
“Ata ishin në një darkë natën vonë në Malibu. Të dy dukeshin shkëlqyeshëm. Porositën shumë ushqim dhe pijë, dhe ndjenja mes tyre ishte mëse e dukshme, edhe për ata që nuk ndodheshin në tavolinë. Drake i hidhte krahun rreth saj dhe dukeshin shumë komod. Biseduan shumë dhe dukeshin shumë të lumtur, ndërkohë që JLO buzëqeshte gjatë gjithë kohës”m, u shpreh burimi për People.
Epo kot nuk thonë që dashuria vjen nga stomaku!

 

Article Logic
Execution time: 0.0023679733276367