Ai flet troç dhe kjo është një arsye e fortë pse ka edhe shumë persona që nuk e pëlqejnë opinionistin Olti Curri.
Madje janë jo të pakta rastet kur ai konfliktohet me komentuesit nëpër komente tek statuset e ndryshme që vë. Por si duket ka ardhur momenti që këta të fundit “ të marrin hak” ndaj opinionistit për të gjitha herët që nuk iu ka pëlqyer diçka qëa i kanë thënë apo shkruar. Të paktën këtë përcjell fotoja e postuar së fundmi nga ai vetë ku dikush me gërshërë në dorë po tenton t’i presë gjuhën ndërkohë që vetë Olti sërish nuk ngurron të “përshëndesë” hatera-t duke ngritur gishtin e mesit.