INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marseja do të vishet Kuq e Zi nga dhurata që tifozët do i bëjnë Kombëtares [FOTO]

Marseja do të vishet Kuq e Zi nga dhurata që tifozët do i bëjnë Kombëtares [FOTO]

Publikuar më: 11:32 05-06-2016

Edhe 4 ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian të Futbollit dhe e gjithë vëmendja do të jetë në Francë, jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në shkallët e stadiumit. Prej muajsh është përhapur “alarmi” se do të jenë të shumtë tifozët e zjarrtë shqiptarë që do mbështesin kombëtaren tonë në këtë kompeticion. Për ta bërë më të veçantë këtë pjesëmarrje ka menduar një i ri nga Dibra e Madhe, Rinor Sllova, i cili ka hedhur idenë që të bëhet një flamur shqiptar më përmasa gjigante. Ideja e e tij , ka gjetur mjaft përkrahje nga individë të ndryshëm si dhe nga tifo grupi shqiptar "Tifozat Kuq e Zi" që në mënyrë vullnetare po punojnë në realizimin e projektit.

Bëhet fjalë për flamurin më të madh të hapur ndonjëherë në botë, gati 3 herë më i madh se ai që u hap ne vitin 2005 në Qemal Stafa në ndeshjen ndaj Ukrainës.

Permasat e flamurit do të jenë plot 10500m2, 150 metra i gjatë dhe 70 metra i gjërë, dhe do të futet në librin e rekordeve “Guinnes”. Lejen për hapjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona. Flamuri Gjigand do të hapet në qytetin e Marsejës po në ditën që Kombëtarja Shqiptare do përballet me "gjelat" e Francës, me 15 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832