INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marsela Çibukaj është gati të bëhet nënë për herë të pare edhe pse planet për martesë u shtynë

Marsela Çibukaj është gati të bëhet nënë për herë të pare edhe pse planet për martesë u shtynë

Publikuar më: 20:25 03-12-2020

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë disa vite që kanë bërë publike dashurinë e tyre. Çifti i njohur kishin menduar që këtë vit të martoheshin, mirëpo çdo plan u shty për shkak të pandemisë.

Tashmë marrëdhënia e tyre është e konsoliduar dhe ka kaluar çdo stad, aq sa janë gati të krijojnë edhe një familje bashkë. E ftuar në emisionin “December to remmber” drejtuar nga Eraldo Rexho, këngëtarja ka zbuluar dëshirën që i ka kërkuar babagjyshit të Vitit të Ri për t’i plotësuar. Marsela është shprehur se ka kërkuar që vitin e ardhshëm të ketë një bebe dhe të bëhet nënë për herë të parë.

Do të shikojmë nëse babagjyshi do ua plotësojë këtë dëshirë çiftit të njohur, por përderisa Marsela e shprehu publikisht me siguri deri në fund të vitit të ardhshëm ata do të mbajnë një bebush në duar. Më herët Marsela dhe Vitmari kanë treguar se janë njohur rreth 8 vite më parë bashkë.

“Jemi njohur para 8 vitesh, Marsela drejtonte një emision, ishte thjesht diçka aty, pastaj unë e kam parë te “The Voice”. Në mars të 2018 unë bëra hapin që fillova duke e kërkuar. U takuam në një lokal, më pëlqeu si ishte veshur. Dolëm për kafe dhe më pas filluam të shkruheshim”, ka treguar Vitmari në një emision.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945