Jo vetëm në Uashington por në mbarë botën një numër i madh grash dolën në protesta masive të organizuara kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Mijëra njerëz thuajse në të gjitha qytetet e Shteteve të Bashkuara u bënë pjesë e Marshit të Grave, në shenjë proteste kundër presidentit të ri amerikan Donald Trump. Përveç shumë personazheve të famshëm publik, mes qytetarëve në marshin e Bostonit ka qenë e pranishme edhe aktorja shqiptare Eliza Dushku e cila më parë gjatë fushatës ka mbështetur kandidaten Hillary Clinton.
#Boston #WomensMarch !!??? pic.twitter.com/qORyygCcXB
— Eliza Dushku (@elizadushku) January 21, 2017