Të drejtat e grave janë të drejtat e njerzimit!
Gratë, por dhe disa burra, dolën në numër të madh në Uashington dhe në mbarë botën në protesta masive të organizuara kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sydney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland.
Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera.
Ngjarja kryesore "Marshi i grave " u zhvillua në Washington.
Një nga folëset para turmës tha se në marshin në kryeqytetin amerikan janë mbledhur gjysmë milioni njerëz, ndonëse kjo shifër nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.
Organizatorët e marshit fillimisht kanë thënë se prisnin që 200 mijë njerëz të merrnin pjesë në protestë e në marshet në të gjithë botën, mbi 2 milionë njerëz.