INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marshojnë kundër qeverisë së Vuçiç, protestuesit hyjnë brenda ndërtesës së televizionit publik

Marshojnë kundër qeverisë së Vuçiç, protestuesit hyjnë brenda ndërtesës së televizionit publik

Publikuar më: 21:35 16-03-2019

Vazhdojnë prej disa javësh protestat masive anti-qeveritare në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, kundër regjimit të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Demonstruesit serb anti-qeveritar kanë mësyrë në godinën e transmetuesit publik serb RTS mbrëmjen e sotme dhe kanë ‘pushtuar’ katin e parë të ndërtesës sipas mediave serbe.

Raportohet se Forcat Speciale serbe kanë mbërritur në transmetuesin publik serb RTS, aty ku turma e protestuesve kanë hyrë brenda ndërtesës së televizionit shtetëror.

Mediat serbe raportojnë se turma e protestuesve është shpërndarë në disa kate të ndërtesës së transmetuesit publik serb RTS, por deri tani asnjë incident nuk është raportuar.

Beogradi dhe qytete tjera të Serbisë janë pushtuar nga protestat, ku qytetarët e akuzojnë presidentin Vuçiç për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave, si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Article Logic
Execution time: 0.0021710395812988