Marsi mund të quhet si muaji i fitoreve të mëdha për Shqipërinë. Në historinë e Kombëtares janë luajtur gjithsej 28 ndeshje në këtë muaj, teksa ka një balancë sa u përket rezultateve pozitive dhe negative: 12 fitore, po kaq humbje dhe katër ndeshje të përfunduara në barazim.
Historia e takimeve të këtij muaji nis më 30.03.1983, kur Shqipëria luante kundër Gjermanisë Perëndimore në Tiranë dhe humbte me shifrat 1-2. Ndeshja e fundit që kuqezinjtë kanë luajtur gjatë këtij muaji është më 29.03.2016, kur mposhtën Luksemburgun 0-2 në transfertë.