Sadije Berisha edhe pse lindur në Suedi është me gene shqiptare të cilat i rilidhi sërisht pas martesës me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha. Por pas disa vitesh martesë ata u divorcuan dhe ajo nuk e ka kthyer më kokën pas, po ka vazhduar jetën në Suedi. Po një ftesë e familjes mbretërore, pritet ta rikthejë sërisht atë.
Princi Leka i II dhe Elia Zaharia e kanë zgjedhur për PR e dasmës së tyre. Ajo është themeluese dhe bashkëpronaren e Royal Event & PR.Ltd. Dasma mbretërore pritet të jetë ndër më madhështoret dhe është lajmërar se do të mbahet në tetor.
Nuk është mbase rastësi, që çifti mbretëror të ketë bërë këtë zgjedhje, pasi gjyshi i Sadijes ishte mbështetës i Mbretit Zog dhe monarkisë së tij. Mbështetja e familjes Berisha ka kaluar ndër breza nga babai i saj i ndjerë, i cili ishte i besuari i Mbretit Leka.