Rina Balaj ishte dje e ftuar në emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin, ku ndër të tjera foli edhe për jetën personale. Reperja ka rrëfyer detaje nga lidhja e saj me SinBoy, të cilat nuk i dinim. Ajo ka treguar se mes tyre nuk ka ekzistuar kurrë xhelozi dhe nuk e kanë vendosur asnjëherë njëri-tjetrin në një pozitë që të kuptojnë se cili prej tyre është më xheloz. Rina tha gjithashtu se SinBoy është personi më i zgjuar që ka njohur deri më sot. Ndërkohë, Rina iu përgjigj edhe një pyetjeje nga një fans në lidhje me martesën dhe planet për fëmijë.
“Më herët thashë që jeta është shumë e gjatë dhe nuk i dihet jetës por për momentin jemi shumë mirë dhe…sigurisht”, u përgjigj ylli i “Rosita” duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë.
Mes shumë cilësive pozitive, Rina tregoi edhe diçka që nuk i pëlqen te Sin Boy. “Është aq i njëjtë me mua sa më bën nervoze”, është shprehur reperja.