INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Martesën ma përmendin njerëzit modern’. A ja kujtojnë dasmën familjarët Mira Kazhanit? [VIDEO]

‘Martesën ma përmendin njerëzit modern’. A ja kujtojnë dasmën familjarët Mira Kazhanit? [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 22-04-2018

Prej vitesh në ekran dhë në median online, shumë pak kemi lexuar për jetën personale të gazetares Mira Kazhani. Intervista e saj me moderatorin Ermal Peçi në ‘Një kat më lart’ ishte e gjitha me doza sinqeriteti teksa mësuam shumë nga përditshmëria e saj.

Duke folur me shumë dashuri për familjen dhe lidhjen e fortë me fisin e saj, Ermali e pyeti nëse ata e ngacmojnë për martesën, sidomos e ëma apo motra e saj.

“Nuk kemi kështu bisedash, nuk janë me receta apo me orare. Ma përmendin më shumë njerëz që më duken modern e të emancipuar. Ka një kontrast mes njerëzve të thjeshtë që s’ma thonë dhe atyre. Unë se kam parë pengesë karrierën, mund të bëhën të dyja bashkë. Para shumë vitesh e mendoja historinë e dasmës. Kalon koha dhe mendon se kjo është histori me fat dhe jo më inat’.

A ka Mira ndonje peng nga historitë e saj? A ka thënë ajo ndonjë moment që ‘po ky mund të ishtë shpirti im binjak’?

Zbuloni përgjigjet e saj pas minutës së 10-të të intervistës ‘Një kat më lart’.

LAJMI_1_BRENDA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033838748931885