Të gjithë janë dashuruar me bashkëpunimin e suksesshëm të Bebe Rexha dhe Martin Garrix “In The Name Of Love”, dhe duket sikur producenti i famshëm holandez, ka shumë dashuri profesionale për këngëtaren shqiptare. Ai së fundmi ishte i ftuar për një intervistë nga gazetarja e Christina Garibaldi e Billboard.com. Pjesë e intervistës ishte edhe “In the Name of Love”, ku gazetarja e pyet Martin se si ishte të punoje me Bebe Rexha.
“Bebe është e mrekullushme, është shumë e mirë, shumë unike dhe herën e parë që e takova ajo më tregoi disa nga këngët e saj, e ajo që më bëri për vete ishte zëri i saj kaq unik. Aty i thash se do isha shumë i lumtur të punoja me ty”, u shpreh Dj holandez për Billboard. “Unë kisha një demo të papunuar, një ide që ia dhashë asaj në janar, ajo e preu, e përpunoi dhe më çoi vokalet. Më pas unë në studio shtova disa gjëra dhe kështu u krijua “In the Name of Love”.
Christina e pyet gjithashtu nëse është e vërtetë që shumica e bashkëpunimit është bërë nëpërmjet Facetime-s, dhe Garrix përgjigjet kështu:
“Po, në fakt, më shumë u bë nëpërmjet internetit. Bebe po rrëgjistronte vokalet dhe po e përpunonte ndërkohë që ishte në LA, ndërsa un as vetë nuk e mbaj mend ku kam qenë në atë kohë. Më duket se në Amsterdam. Ne flisnim në Facetime gati çdo 15 minuta, ku ajo më dërgonte disa pjesë dhe më ndihmoi të zgjidhja pjesët e duhura. Me të vertetë ishte shumë bukur.