Martin Garrix ka një tjetër hit nën mëngë dhe AS-i është Dua Lipa!
Pas performancës së mrekullueshme të këngës “In The Name Of Love” me Bebe Rexha, performancë e cila u ndoq live me ekrane gjigjande edhe në Time Square, NY në natën e ndërrimit të viteve me 31 dhjetor, Martin Garrix vijoi me një tjetër shfaqje.
Dj holandez ka zgjedhur përsëri një këngëtare shqiptare për këngën e tij të rradhës, dhe këtë e ka zbuluar me datën 1 janar në një koncert në Myanmar. Pjesë e playlistës së tij ishte edhe një këngë e padëgjuar më parë, në të cilën, është e pamundur që të mos dallohet zëri i Dua Lipa. IN Tv arriti të gjejë këtë video online të filmuar nga një fans i Garrix, pikërisht në momentin që ai lançoi këngën e re për të parën herë. Sipas burimeve jozyrtare, titulli i saj do të jetë “Scared to be lonely”dhe data e publikimit do të vijë së shpejti.
Bitet e Dj më të mirë të vitit 2016, dhe zëri brilant i këngëtares shqiptare, garantojnë që kjo këngë do të jetë një tjetër “trofe” në repertorin e tyre.