Ai është cilësuar si shqiptari më i urryer në Amerikë, por kë urren vetë Martin Shkreli?
Ky i fundit është inatosur me reperin 50 Cent pas veprimit që ai ka bërë. 50 Cent është tallur me një person me autizëm dhe këtë e tregon një video e postuar online. Bazuar në atë çka shkruan TMZ, Shkreli është prekur shumë nga kjo ngjarje pasi ai vetë ka disa shokë dhe anëtarë të familjes me autizëm.
Menjëherë pas kësaj, Shkreli ka kontaktuar me familjen e personit me autizëm dhe i ka dhuruar 10 mijë dollarë. Ndërkohë edhe pse 50 Cent ka kërkuar fale, familja e Andrew Farrel i ka kërkuar 10 mijë dollarë dëmshpërblim reperit për grupin e autizmit. Pas këtij veprimi, shqiptari më i urryer mund të kthehet në shqiptarin më të dashur.