Katie Holmes është parë në New York ndërsa vazhdon të mbajë prej muajsh unazën e diamantit që ka nxitur thashethemet se ajo është fejuar me Jamie Foxx.
Fansat vazhdonin të hamendësonin për jetën private të aktores 37 vjeçare që pas divorcit me Tom Cruise në 2012-ën.
Dyshja thuhet se shoqërohen që prej dy vjetësh, por Katie ka frikë të dalë hapur publikisht ngaqë është e shqetësuar se si ish-i i saj, Cruise, me të cilin ajo ka një vajzë, Surin (9 vjeç) - mund të reagojë.
“Ajo trembet se ai do të zemërohet që Suri do të ketë një figurë të re babai dhe do të ndërhyjë duke e sulmuar atë”, ka thënë një burim në janar.
Ndërkohë Katie është duke punuar për filmin e saj më të ri “”All we had”. “Mezi po pres që të dalë filmi im në prill” ka shkruar ajo e entuziasmuar të martën në Instagram.